
Besa Kokëdhima shquhet si një artiste që e ka mbajtur larg jetën e saj private nga syri i publikut, por kësaj radhe ajo ka zgjedhur të flasë, mbase për herë të parë, duke rrëfyer se është në një lidhje dashurie.
“Mund të them që jam shumë e lumtur dhe kam shumë dashuri në shpirt, jam në një periudhë shumë të mirë të jetë sime”, u shpreh këngëtarja dhe thotë se “Do ndihesha pak më e përmbushur po të kisha ca miliona dollarë, por okay. Kjo gjë mungon, çdo gjë tjetër është perfekt. (qesh)”
“Nuk ke çi do, leku të prish”, i tha Bora, e cila më pas e pyeti se “Çfarë presim tani nga artistja, pas përfundimit të Eurovizionit”.
“Do bëj një fëmijë”, u përgjigj Besa, ndërsa më pas qesh dhe thotë ‘bëra shaka’. “Jam karagjoze dhe e di se çfarë presin njerëzit, jo se e përjashtoj çfarë ka shkruar Zoti në të ardhmen.”
Lini një Përgjigje