TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Tetor 2025, 15:52

“Si Ai”, kënga e preferuar e skuadrës së Interit; a është paguar Tayna?

Shkruar nga Pamfleti

“Si Ai”, kënga e preferuar e skuadrës së Interit; a

Tayna duket se është shumë e preferuar tek zi-kaltrit italianë. Më konkretisht, hiti i saj ‘Si Ai’. Skuadra e njohur italiane, Inter, ka publikuar një klip zyrtar me momentet më të bukura të golave, të shoqëruara me hitin “Si Ai” të artistes shqiptare Tayna.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale të klubit, dinamika dhe emocionet e lojtarëve të Interit ndërthuren në mënyrë të përsosur me energjinë, ritmin dhe fuqinë e muzikës së Taynas.

Kënga “Si Ai”, e cila është kthyer në një prej projekteve më të suksesshme të artistes këtë vit, shoqëron me elegancë atmosferën fitimtare të skuadrës zikaltër.

Ky publikim shënon një tjetër arritje ndërkombëtare për Tayna-n, duke e vendosur muzikën shqiptare në një nga platformat më prestigjioze të futbollit evropian.

Fansat e Interit dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar me entuziazëm, duke e cilësuar këtë kombinim si “bashkimin ideal mes artit dhe sportit”.

Vetëm një pikëpyetje kemi: a është paguar Tayna për të qenë kolonë zanore e momenteve më epike të skuadrës italiane?!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inter (@inter)

tayna si ai inter

Lini një Përgjigje