TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Shtator 2023, 13:13

Shtohen ‘zërat’ për shtatzëninë e Kiarës, Luiz Ejlli publikon videon nga Milano

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen ‘zërat’ për shtatzëninë e Kiarës,

Luiz Ejlli i ka hedhur sërish ‘benzinë zjarrit’. Në rrjet është duke qarkulluar një video nga pushimet e tyre në Milano, ku në fund moderatorja Kiara Tito shfaqet duke ledhatuar barkun që është dukshëm i fryrë.

Luizi duket se ka guxuar shumë me publikimin e këtij momenti në rrjete sociale, pasi së fundmi përflitet se dyshja do të bëhen prindër e se Kiara është në pritje të ëmbël.

Videot e herë pas hershme si dhe fotografitë e shumta me barkun e fryrë, kanë ngritur dyshimet se moderatorja është shtatzënë për të cilën një burim i afërt me çiftin e ka pohuar.

Megjithatë nuk kemi ende një deklaratë zyrtare të tyre. Por pikëpyetja që kemi për momentin, është se nëse arratisja e tyre drejt Milanos është që t’i fshihen ‘të vërtetës’ e të shijojnë të qetë këtë moment emocionues për ta?

shtatzenia e kiares milano

Lini një Përgjigje