TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Shtator 2023, 10:26

Fifi lë pas qejfmbetjet me Top-in, ajo dhe DJ Sardi pjesë e ‘Dancing With The Stars’

Shkruar nga Pamfleti

Fifi lë pas qejfmbetjet me Top-in, ajo dhe DJ Sardi pjesë e

Është konfirmuar! Fifi do të jetë konkurrente e programit të kërcimit “DWTS”.

Siç duket ajo i ka lënë mëritë pas me Top Channel dhe është gati për këtë sfidë të re.

Lajmin e ka bërë me dije vetë faqja zyrtare e “DWTS” në Instagram.

Kujtojmë se përplasja e Fifit me Top-in erdhi pas promos së BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë edhe momentin kur asaj i kishte rënë të fikët në “BBV”. Asokohe ajo reagoi ashpër duke u shprehur se “Top Channel”, po i shkatërronte jetën.

Formatit televiziv “Dancing With the Stars” që do të nisë transmetimin e sezonit të dytë në “Top Channel” do t’i shtohet edhe një tjetër emër.

Vetë këngëtari dhe kantautori Sardi Strugaj ka pranuar për “Top Albania Radio” se do të bëhet pjesë e konkurrentëve, që “luftojnë” për çmimin e madh nëpërmjet sfidave të kërcimit.

fifi dj sardi dancing with the stars

Lini një Përgjigje