TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Shtator 2023, 13:02

Livia këndon dedikimin e Mevlanit për Ledianën dhe e shijon në maksimum (video)

Shkruar nga Pamfleti

Livia këndon dedikimin e Mevlanit për Ledianën dhe e shijon

Edhe pse ishin pjesëmarrës në ‘Përputhen’, Mevlan Shaba dhe Livia e gjetën dashurinë te njëri-tjetri në një tjetër emision televiziv.

Dyshja u njohën në ‘Kepin e VIP’-ave ku u bënë çift. Në episodin e fundit, Mevlani dhe Livia pranojnë lidhjen e tyre romantike duke e finalizuar me një puthje në buzë.

Por për ndjekësit historia e Mevlanit me Ledianën në ‘Përputhen’ mbetet e paharruar e madje ia kujtojnë në çdo rast.

Duket se kjo nuk e shqetëson aspak Livian, e cila ka publikuar së fundmi një video teksa në lokalin ku ndodhen vihet dedikimi i Mevlanit për Ledianën dhe Livia e këndon këngën me qejf.

Teksa Livia argëtohet nga kjo situatë, Mevlani shihet shumë në siklet.

livia dedikimi mevlani lediana

Lini një Përgjigje