
Getoar Selimi e përkufizon lumturinë me 4 fjalë dhe ajo është familja e tij, vajza dhe bashkëshortja.
Çifti së fundmi kanë udhëtuar drejt Afrikës për pushime familjare me vajzën e tyre Marget, portretin e së cilës kujdesen që të mos e shfaqin shumë në rrjetet sociale.
Reperi ka postuar një fotografi të ëmbël me familjen e tij, teksa edhe ka bërë dedikimin e veçantë, duke shkruar: Definicioni im për lumturinë, i shprehur me 4 fjalë ‘Gruaja dhe vajza ime’
Dedikimit, Marina i është përgjigjur: Të dua, burri im, më i miri në botë.
Ndërkohë që e shohim me pushime, Ghetto Geasy është duke shijuar edhe suksesin e bashkëpunimit të tij me titullin ‘Flaka’, me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri që tashmë ka grumbulluar mbi 24 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Lini një Përgjigje