
Aktori i njohur nga Kosova, Osman Azemi ka tërhequr vëmendjen dhe është kritikuar për deklaratën e tij, i cili tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës. Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për Kosovën pasi nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.
Kjo deklaratë bëri bujë në media e rrjete sociale, duke ngjallur polemika të ndryshme. Në një postim në Facebook, Osmani sqaron deklaratën e tij dhe ka shprehur mendimin për raportet Shqipëri-Kosovë.
“Sqarim rreth keqkuptimeve pas emisionit në Klan Kosova
1. Jam i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë.
2. Jam i indinjuar që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.
3. Jam i indinjuar nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë.
Për shkak të këtij indinjimi edhe mund të jem shprehur përtej asaj që në të vërtet e ndjej:
1. Jam për Bashkim Kombëtar ashtu siç kanë qenë, janë dhe do të jenë të gjithë shqiptarët.
2. Me plazhë të Shqipnisë s’ka.
3. Me Valbonë s’ka.
4. Me Bjeshkë të Nemuna s’ka
5. Me suxhuk të Gjakovës s’ka.
6. Edhe i Pejës asht i mirë.
7. Nuk më pëlqen speci i djegësat dhe hudhrat e Kinës.
Shnet e dashni për të gjithë!”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje