TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Mars 2026, 15:41

“Shqipëria më rri e vogël”, Ilnisa Agolli me sytë nga Amerika

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria më rri e vogël”, Ilnisa Agolli me
Ilnisa Agolli me sytë nga Amerika

Gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë së fundmi disa momente nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke surprizuar me deklaratën për mundësinë e largimit nga Shqipëria.

E pyetur nëse do të mendonte të jetonte jashtë vendit, Agolli u shpreh hapur:

“Shpresoj që të iki nga Shqipëria. Mua më rri e vogël Shqipëria.”

Moderatorja konfirmoi se destinacioni i saj i preferuar janë Shtetet e Bashkuara, ku dëshiron të provojë jetën për një periudhë të caktuar:

“Unë dua që të shkoj në Amerikë. Dua të shkoj ta provoj njëherë edhe do kthehem.”

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjet, duke hapur diskutime mbi mundësitë dhe sfidat e jetës jashtë vendit për profesionistët shqiptarë.

ilnisa agolli

Lini një Përgjigje