TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Mars 2026, 10:13

Krijohet çifti i parë në BBV, Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Krijohet çifti i parë në BBV, Selin dhe Gimbo
Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthje pasionante

Marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinit në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket se ka marrë një drejtim më të qartë pas episodeve të fundit mes tyre.

Pas ngacmimeve dhe diskutimeve që tërhoqën vëmendje gjatë ditëve të fundit, dy banorët janë parë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë orëve të vona të natës, kur pjesa tjetër e shtëpisë ishte në qetësi.

Pamjet që kanë qarkulluar në rrjet i tregojnë ata duke shkëmbyer një puthje në buzë, moment që duket se konfirmon afrimitetin mes tyre brenda shtëpisë.

Ky zhvillim vjen pas situatave të mëparshme mes tyre në oborr, ku bisedat dhe batutat me banorë të tjerë, përfshirë Gretën, kishin ngritur pikëpyetje për raportin mes dyshes.

Pas këtij momenti, duket se të dy kanë vendosur ta shfaqin më hapur marrëdhënien e tyre brenda formatit.

Lini një Përgjigje