TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Nëntor 2024, 15:35

Shkaktoi polemika e zhurmë, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit largohet nga Big Brother: Kërkoj pajtim (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shkaktoi polemika e zhurmë, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit

Atilla Kardesh ka ndërprerë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.

Ai kishte hyrë në shtëpi në spektaklin ‘Prime’ të premtes së kaluar teksa hyrja e tij ka shkaktuar zhurmë brenda dhe jashtë shtëpisë pasi banore e formatit është edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi.

Atilla vullnetarisht ka lënë shtëpinë teksa pati disa fjalë për banorët dhe ish-gruan e tij, duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet dhe urrejtja mes tyre të futen në dhe’ si dhe të shikojnë të ardhmen për fëmijët e tyre.

“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i spjegu gjërat apo me ju shti me mëndu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini un e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija. Nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu dhe 2 fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.

“Raporti im me ju është shumë i rregullt. Kam hy me ju tregu kush jam e ç’ka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe’ dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.

 

atilla kadesh largim big brother

Lini një Përgjigje