TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Shkurt 2024, 13:53

“Shihemi on-air”, Drini lajmëron rikthim në BBV3?

Shkruar nga Pamfleti

“Shihemi on-air”, Drini lajmëron rikthim në BBV3?

Drini Zeqo është një prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 3”, rrugëtimi i të cilit përfundoi shumë shpejt për arsye personale, të cilat e detyruan të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Një ditë më parë, gazetari i njohur ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”. Fansat kanë qenë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth Drinit dhe BB VIP 3.

Një ndjekës i ka shkruar se nuk ka pyetje, por e dëshironte fort që të ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Gjërat ndodhin për një arsye, kështu që dua të besoj për momentin se arsyeja pse dola është më e fortë. Kush e di çfarë vjen mbrapa”, ka shkruar Drini teksa ka postuar mesazhin e ndjekësit.

Ndërkohë i pyetur nga një fans tjetër nëse do hynte sërish në “Big Brother”, Drini iu përgjigj: “Shihemi on-air”. Kjo përgjigje e tij lind dyshime se mund të futet sërish në këtë edicion të tretë të reality show-t.

Madje Drini nuk ka ngurruar të japë dhe një koment pikant përsa i përket konkurrentit më të preferuar.

“Ledioni dhe fantazmat e Merit”,  përgjigjet Drini, duke lënë të kuptohet që nuk ka simpati për asnjë nga banorët.

“Shihemi on-air”, Drini lajmëron rikthim në BBV3?  “Shihemi on-air”, Drini lajmëron rikthim në BBV3?“Shihemi on-air”, Drini lajmëron rikthim në BBV3?

drini zeqo bbv3 rikthim

Lini një Përgjigje