TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Shkurt 2024, 12:52

Ilnisa dhe Graciano studiojnë strategjinë e re të Gazit: Nuk na flet që mos të na japë rëndësi

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisa dhe Graciano studiojnë strategjinë e re të Gazit: Nuk na

Loja në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” po bëhet interesante. Banorët duket se kanë krijuar dhe aleancat e para me njëri-tjetrin. Ditët e fundit, ai që është përfshirë më  shumë në debate ka qenë Gazi.

Teksa po qëndronin në sallon, Graciano i tregon Ilnisës se Gazi ka nisur strategji të re pasi në disa raste ka tentuar t’i flasë por nuk i ka kthyer përgjigje.

Duke qeshur, Ilnisa i thotë se të njëjtën situatë ka patur dhe ajo me Gazin, pasi siç tregon, e ka përshëndetur në mëngjes dhe i ka folur por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ai.

Graciano: Gazi i ka thënë Julit që Graciano bën si i fortë. E Juli në një moment foli

Ilnisa: Prandaj s’më flet dhe mua Juli

Graciano: Gazi ka krijuar një strategji të re

Ilnisa: Që të mos na japë rëndësi?

Graciano: Po. Të kam thënë i tha, mos i fol. E di ti ligjin e kësaj, ligjin e asaj

Ilnisa: Prandaj nuk flet ai, s’do me dhënë rëndësi

Graciano: Harron Gazi se duke mos folur bëhet…

Ilnisa: Më i padukshëm

ilnisa dhe graciano gazi strategji

Lini një Përgjigje