TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Shkurt 2024, 11:58

Ish-partnerja e akuzon për neglizhencë ndaj të birit, Meritoni: Më mungon djali, kam raport shumë të afërt me të

Shkruar nga Pamfleti

Ish-partnerja e akuzon për neglizhencë ndaj të birit, Meritoni:

Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi e ka nisur këtë të hënë me kujtime nga i biri, për të cilin thotë se i mungon shumë dhe ka një raport shumë të afërt me të.

Në një bisedë me Ledjonën në oborrin e shtëpisë ai shprehet se nuk ka prind që nuk është i lidhur me fëmijën e vet, pavarësisht rrethanave apo problemeve në çift.

Ndërkohë që Ledjona e kundërshtoi diçka të tillë, duke thënë se ka parë shumë prindër që pas divorcit kanë qendruar indiferentë ndaj fëmijëve.

Meritoni u shpreh se ka gjetur mirëkuptim me ish-partneren për t’u takuar dhe kujdesur të dy për djalin e tyre, pavarësisht se nëna e djalit të tij nuk ka lënë gjë pa thënë për gazetarin e madje arriti deri aty sa të tregojë se ai nuk e ka parë kurrë të birin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

meriton mjekiqi mall djali

Lini një Përgjigje