TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Shkurt 2024, 13:13

Albi për Julin: Ai nuk po aktron, ashtu është edhe jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Albi për Julin: Ai nuk po aktron, ashtu është edhe jashtë

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP 3” ka qenë e mbushur me diskutime. Teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë, Juli, Albi dhe disa banorë të tjerë po ndanin këndvështrimet e tyre për lojën e banorëve.

Sipas Albit, Juli nuk po aktron dhe po ruan karakterin dhe temperamentin e tij siç është edhe jashtë.

Të njëjtën mendim ka edhe Juli për Albin për të cilin thotë se nuk ka ndryshuar por ka zgjedhur të tregojë më pak ose më shumë nga vetja në lojën e tij.

Roza – Albit: Mos je keqkuptuar nga Juli?

Albi: Shpatat e kartonit janë për disa që bëjnë lojëra apo goditje false, janë kështu lojëra manovra se sa të vërteta. Julin e kam vlerësuar se ka treguar se unë mund të rri me ty por dua të të nxjerr nga loja. Nuk ka emocion fare. Unë e kam dëgjuar se çfarë ka thënë për ty.

Roza: Çfarë ka thënë për mua?

Albi: Sikur edhe e kam kuptuar se ai të ka xhan dhe pse nuk e ka pranuar, ti i duhesh

Roza: I duhem unë Julit?

Albi: Edhe Juli të duhet ty

Roza: Patjetër, nuk rri dot pa e ngacmuar

Juli: Roza, ky është “Big Brother” me një mozaik shumë të bukur, me shumë karaktere të bukura

Roza: Secili është një gur i veçantë këtu, secili ka shkëlqimin e tij

Albi: Juli nuk hiqet, Juli është. Atë kam arritur të kuptoj. Thashë duke e studiuar, e shoh edhe nga afrimiteti, duke biseduar, Juli është, nuk hiqet sikur. Kështu është.

Roza: E ashtu është me të vërtetë

Albi: Unë u kam thënë edhe të tjerëve, temperamenti yt, mënyra jote siç është këtu, kështu je edhe jashtë.

Juli: Edhe ti ky lloj tipi je, që fut batuta e gjëra. Ça nxjerr më pak ose më shumë, por jo një gjë tjetër. Vetëm po u çmende dhe nuk di çfarë bën. Kjo është fazë tjetër, se ka kaluar asnjë këtë fazë

Albi: Nuk kam protagonizëm si njeri, s’e kam

Juli: Me e rrëmbyer me zor

Albi: Nuk e kam

albi dhe juli aktrim

Lini një Përgjigje