TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Gusht 2024, 12:46

Sherri me personazhin e TikTok në Kosovë, Noizy shoqërohet në polici

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me personazhin e TikTok në Kosovë, Noizy shoqërohet

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është shoqëruar për në polici këtë të shtunë.

Ai akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht  Muhamet Isenin, i njohur ndrshe në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Reperi, në një postim në InstaStory, ka njoftuar anulimin e performancës së tij në një klub në Ferizaj, për shkak se po shoqërohej për në polici.

Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Sherri me personazhin e TikTok në Kosovë, Noizy shoqërohet

noizy shoqërohet në polici

Lini një Përgjigje