TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Gusht 2024, 11:41

Arbana Osmani në lot, çfare ndodhi në Mynih gjatë koncertit të Adele?

Shkruar nga Pamfleti

Arbana Osmani në lot, çfare ndodhi në Mynih gjatë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, është tepër aktive nëpër rrjete sociale teksa ndan momente nga përditshmëria e saj me bashkëshortin, prindërit dhe fëmijët.

Si rrallëherë, mbrëmjen e djeshme ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një postim teksa shfaqej tepër e emocionuar dhe me lot në sy. Po ç’ndodhi vallë?

Mos u shqetësoni! Janë emocionet e forta që ajo ka përjetuar nën ritmet e muzikës së divës Adele, në një koncert në Mynih.

Nëpërmjet postimeve që ka bërë shpesh në llogarinë personale të Instagram-it, Arbana e ka shprehur se sa shumë dëshirë kishte për të qenë në një koncert të Adele. Ndonëse Adele lajmëroi për një pauzë prej muzikës pak kohë më parë, ajo është rikthyer përsëri në skenë si një yll i vërtetë!

Lini një Përgjigje