TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Gusht 2024, 17:52

Dasmë e fshehtë? Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari i japin fund beqarisë në Meksikë

Shkruar nga Pamfleti

Dasmë e fshehtë? Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari i japin fund

Drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, prej vitesh është në një lidhje me Vis Bajraktarin.

Edhe pse kanë vendosur që lidhjen e tyre ta mbajnë private, herë pas here nuk kanë munguar fotot e çiftit ku shfaqen bashkë nëpër evente apo festa. Mirëpo, ditët e fundit po përflitet diçka e madhe për ta.

Kudo në rrjet po qarkullon lajmi se Lori po planifikon dasmën në një resort luksoz në Meksikë. Ceremonia parashikohet të jetë e rezervuar dhe me pjesëmarrës të pakët, ndaj lista e të ftuarve mendohet të mos i kalojë 40 persona, ku të pranishëm do të jenë njerëzit më të afërt, miq dhe familjarë.

Mesa duket do të jetë Meksika, vendi i një date të shënuar për atë dhe Visin. Kujtojmë se motra e Lorit, Sara zgjodhi të bënte dasmën në Como të Italisë, po me pak të ftuar. E mesa duket, edhe motra e saj do bëjë të njëjtën gjë.

Jemi gjithë sy e veshë për detaje të reja!

Lini një Përgjigje