TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Prill 2026, 12:30

Selin pas fitores së BBVIP 5: Mesazhi i babait tim më emocionoi, zbulon edhe raportin me Gimbon

Shkruar nga Pamfleti

Selin pas fitores së BBVIP 5: Mesazhi i babait tim më emocionoi,

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para pas triumfit, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si një përvojë intensive dhe të mbushur me sfida.

Menjëherë pas shpalljes fituese, ajo u shpreh se ndodhej në një gjendje të përzier emocionesh, mes gëzimit dhe tronditjes, ndërsa po përjetonte momentin pranë familjarëve dhe të afërmve të saj.

“Faleminderit shumë për këtë intervistë, nuk di të them, kam qenë në një miks emocionesh, jam duke parë familjarët e mi, po mundohem të dalloj çdo fytyrë të njohur që ka ardhur këtu sot për mua, jam edhe në një shok emocional dhe njëkohësisht jam shumë e lumtur që rrugëtimi im po kurorëzohet me fitore. Ironike është që në 120 ditë, unë mendoja se në izolim do jetoja vetëm 20 ditë, por rezultoi se jetova 120 ditë, tani kam frikë të dal jashtë se u mësova me ato kushte.

Unë kam fituar zemrat e publikut, kjo është forta që na ka bërë afër me shumë njerëz që e gjejnë veten te ne, na mbështesin dhe na duan, është absolutisht fitorja më e madhe edhe nëse s’do ishte fitorja ime 100 mijë euro, patjetër që Big Brother në një mënyrë të jep fitime nga më të ndryshme, kam fituar veten dhe dashurinë.

Me Gimbion na pret një ardhme shumë e mirë, do kemi mundësinë të zhvillojmë marrëdhënien tonë jashtë kamerave. Surpriza ishte emocionuese, se koreografia ishte konceptuar që unë të isha vetëm, por kur pashë që ishte edhe ajo vajza e vogël, pastaj mesazhi i tim ati ishte mesazhi që më preku në zemër dhe do mbetet surpriza më e bukur e këtij Big Brother”, tha Selin.

Ajo theksoi se përtej çmimit financiar, fitorja më e madhe për të mbetet mbështetja dhe dashuria e publikut, si dhe rrugëtimi personal që e ka ndihmuar të njohë më mirë veten.

Selin pas fitores së BBVIP 5: Mesazhi i babait tim më emocionoi,

 

Lini një Përgjigje