
Vëllai i Madhi i ka dhënë Heidi Bacit një mision sekret, ku duhet të bëjë të gjithë banorët të besojnë se Lidi Delia është vëllai i madh i saj.
Pas spektaklit të “Big Brother VIP3”, në disa momente të ndryshme Romeo Veshaj e ka pyetur në lidhje me vëllain e saj, por Heidi është treguar shumë moskokëçarëse.
Madje teksa ishin të shtrirë në krevat, Heidi shprehet se nuk i intereson i vëllai, madje nuk i ka interesuar as kur e ka telefonuar për t’i thënë se i kanë lindur fëmijët.
Romeo: Se mos ma ngacmojnë atë Lidin ata.
Heidi: Kujt i intereson? Nuk më intereson vërtet, por ti nuk më beson mua.
Romeo: Unë mendoj se të intereson.
Heidi: Jo, se e thua ti? Ai më ka marrë në telefon kur i kanë lindur fëmijët dhe ok.
Romeo: Edhe?
Heidi: Nuk më ka interesuar. Nuk më intereson fare, hiç.
Romeo: Ok nuk është ndonjë gjë e bukur mos të të interesojë.
Ndërsa në një bisedë tjetër me Liam Osmanin dhe Romeon, ku i thonë që mos flasë kaq me mllef për vëllain e saj Lidin, Heidi shprehet se nuk i pëlqen fare imponimi që po i bëjnë. Po ashtu edhe në një bisedë tjetër në oborr me Romeon dhe Julin, Heidi është treguar shumë e ftohtë në raport me Lidin.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje