TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Prill 2024, 13:57

“Pas furtunës shkëlqen gjithnjë dielli”, Elia Zaharia rikthehet në Teatër pas peripecive familjare

Shkruar nga Pamfleti

“Pas furtunës shkëlqen gjithnjë dielli”, Elia Zaharia

Një katastrofë familjare, “Para Perëndimit” është shfaqja më e re në Teatrin Metropol që ka rikthyer Elia Zaharian në skenë, pas bujës së divorcit me Princ Lekën.

Nuk dihet nëse kjo tipologji shfaqjeje është zgjedhje e mirëmenduar e Elia Zaharisë për t’u rikthyer në Teatër, apo thjesht një rastësi. Por e veçanta tjetër e kësaj shfaqje për Elian është edhe fakti se ajo do interpretojë krah nënës së saj, Yllka Mujo.

“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen. 3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.

Kujtojmë se Erion Teli, ish-Drejtori për Marrëdhëniet me mediat në oborrin mbretëror, foli pak kohë më parë në “Vizioni i Pasdites” ku pohoi se angazhimi i Elia Zaharisë si Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar është bërë shkak për divorcin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Teatri Metropol (@teatrimetropol)

elia zaharia teater

Lini një Përgjigje