
Me hyrjen e Sara Karaj-t në shtëpi, ka patur dhe një moment ‘krize’ në marrëdhënien Ilnisa-Meriton. Po ashtu, përgjatë ditëve të mëparshme janë transmetuar pamje të Meritonit dhe Sarës të cilët janë parë në praninë e njëri-tjetrit madje Meritoni ka flirtuar me të.
Në ‘Prime-n’ e djeshëm është diskutuar çështja e cila ka krijuar dhe debate mes banorëve. Lidhur me këtë çështje ka komentuar dhe opinionisti Arbër Hajdari i cili u shpreh:
‘Ka dy momente që është kaluar caku. Nuk e besoj Meritonin sepse sjellja e tij më është dukur si flirt. Nuk është e vërtetë çfarë thotë Ilnisa që lojën e bëjmë secili për hesapin e vet, madje Meritoni ka bërë debate me banorë që s’e duan Ilnisën. Mendoj që flirti i tij ishte jashtë normalitetit të funksionit që ka një lidhje. Po ta donte nuk thoshte: Nuk kam diçka serioze me të. Një gjë tjetër që s’më pëlqeu, Erjola, Roza, Juli që shtynin Sarën që t’i mbushnin mendjen, një veprim për ta futur mes çiftit.’
Lini një Përgjigje