
Romeo është përfshirë në një debat me Franceskën gjatë ksaj jave, pasi pretendon se kjo e fundit është future në mes tij dhe Heidit për të krisur marrëdhënien.
Opinionistët dolën kundër tij, madje Arbër Hajdari tha se Romeo po viktimizohet dhe po bën lojë të dobët duke u fshehur pas Heidit.
Diskutimi
Arbër: Nuk kam parë një përpjekje që Franceska po tenton të ndajë çiftin, as Julin. Nuk e kam parë në asnjë material filmik. Nëse Franceska shpreh një opinion te Heidi, pse mos ti bëhet qejfi.
Romeo: Nuk je kaq naiv se të njoh.
Do të futem dhe unë te bigu? Mos u merr në nivelin tim. Pse u mërzite ti?
Romeo: Heidi u mërzit se unë godita Franceska.
Arbër: Lojë e dobët e jotja dhe kërkon mbështetjen e Heidit.
Romeo: Unë ktu jam vetëm. Dua të di a është në krahun tim apo jo. Po të të bien ty në tavolinë si do reagoje ti.
Arbër: Do mu bënte qejfi.
Ledion: Mas çdo burri të suksesshëm, ka një grua të jashtëzakonshme.
Romeo: Kur e kam përkrahur atë gocën unë, se ka bërë asnjeri.
Ori: S’më bën sens fare diskutimi të ofendohesh nëse dikush ngre në piedestal një meritë të partnerit. Akuza është ngritur ndaj Franceskës, kanë thënë që ka hyrë po ndan çiftet. Më duket abuzive ta vësh Franceskën në këtë pozitë
Arbër: Romeo mendoj që kërkon të viktimizohet. Këto janë shenja të pastra të viktimizimit. Tenton thash se nuk e ke aq fuqi.
Romeo: Mendimi yt.
Lini një Përgjigje