TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Nëntor 2023, 13:37

Rudina i ‘bën qokën’ Luanës, por nuk fton fituesit e ‘Love Island Albania’

Shkruar nga Pamfleti

Rudina i ‘bën qokën’ Luanës, por nuk fton fituesit e

Rudina Magjistari hapi emisionin e saj pasditen e djeshme, duke përmendur finalen e emisionit ‘Love Island Albania’ dhe fituesit e saj: Ueda dhe Arlind.

Sigurisht që është krejt normale të përmendë produksionin e televizionit ku ajo vetë është pjesë, por bëri shumë përshtypje fakti që Rudina nuk kishte ftuar fituesit e kësaj shfaqje reality.

Çiftet që eliminoheshin çdo javë nga Love Island ftoheshin çdo të hënë tek Rudina, ndërkohë që çifti fitues nuk u duk fare. Përveç një përmendje në fillim të emisionit, Rudina nuk kishte të ftuar asnjë nga kasti apo banorët, gjë që na çuditi.

Çfarë të ketë ndodhur vallë? Ju keni ndonjë ide? /Pamfleti

rudina qoke love island albania finaliste

Lini një Përgjigje