
Prej ditësh, ‘Pamfleti’ shkruan se Arbana Osmani mund të mos moderojë këtë sezon të 3 të “Big Brother VIP” dhe mesazhi i Sarës drejtuar Luanës, sikur i vuri ‘vulën’.
Edhe pse asnjëra palë, si Arbana ashtu edhe televizioni nuk ka bërë asnjë reagim për këtë, janë sinjalet në rrjetet sociale që tregojnë shumë.
Së fundmi moderatorja ka ndarë një foto nga kinemaja duke parë filmin “Killers of the Flower Moon”. Menjëherë pas këtij postimi, “Top Channel Films” në Instagram ka shkruar një artikull të dedikuar ku sipas tyre, “Në kuadër të dashurisë” ka arritur t’ia kalojë edhe filmit “Killers of the Flower Moon”, i cili aktualisht po “përqafohet” jo vetëm në Shqipëri edhe në botë.
Epo, diku flitet që Arbana nuk do prezantojë më Big Brother, diku komplimentohet Luana, tani shkruajnë edhe për filmin ‘Në kuadër të dashurisë’, të gjitha ‘rrugët’ çojnë në një ‘luftë’ mes Top
Medias dhe Arbana Osmanit.

Lini një Përgjigje