TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Tetor 2023, 13:44

Rrëfehet dedektivja private: Gratë e politikanëve nuk ndahen edhe pse i kapin në tradhti, iu bëjnë presion

Shkruar nga Pamfleti

Rrëfehet dedektivja private: Gratë e politikanëve nuk ndahen edhe

Dedektivja private Shkënda Lili ka zbuluar detaje nga situatat e tradhtisë që ajo trajton gjatë punës së saj të përditshme.

Në një intervistë për “Ora News”, ajo tregoi arsyen se pse gratë e politikanëve nuk ndahen nga bashkëshortët e tyre edhe kur i kapin ata në tradhti.

“Në zyrën time janë të gjitha kategoritë që duan të bëjnë investigime, duke filluar nga njerëz të thjeshtë dhe duke vazhduar tek këta që thatë ju (politikanët). Absolutisht që ka.

Sigurisht që i kam kapur në tradhti dhe ata. Gruaja e një politikani nuk vjen për të ditur a e tradhton ai apo jo, se dua të ndahem nga ky person. Ajo kërkon të dijë për të mbuluar gjërat e saj, për pasuri e të tjerat, për t’i bërë “presion” dhe jo për të shkuar në ndarje për të vuajtur”, tha Shkënda Lili.

dedektivja shkenda lili tradhti

Lini një Përgjigje