TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Maj 2024, 15:51

“Romeo ka zemër të madhe”, Egla e ka ‘problemin’ me Orin, jo me banorët

Shkruar nga Pamfleti

“Romeo ka zemër të madhe”, Egla e ka

E ftuar në Top Albania Radio, Egla tha se fakti që ka mbërritur deri këtu është me shumë rëndësi që siç tha “publiku e ka përqafuar”.

Egla pranoi se vetëm tani në këtë pikë të lojës, i gumëzhin truri për të ditur se çfarë ndodh jashtë. Por, deri tani nuk ka dashur të jetë nën ndikimin e pjesës jashtë, “për të shmangur konfuzionin”. Aktorja rrëfeu se nuk e kishte menduar finalen, aq më tepër që përkufizohet si person që nuk i pëlqen të qëndrojë shumë mbyllur.

Egla: Këtu gjëja sjell gjënë dhe ti i rri problemit, gëzimit, hallit se çdo gjë shkon zinxhir e këto quhen përvoja. Por, unë isha “all in” në këtë Big Brother e kështu jam dhe në jetë se zakonisht nuk kam kacabuj për të fshehur.

Dhe ndalet te opinionistja Ori…

Rasti i Orit, nuk ishte lojtari që më ofendoi, por Ori brenda fjalisë që më kompozoi, më tha “mashtruese” pa dashje, në thonjëza… Ti po vë në dyshim ca gjëra që unë i quaj vlera.

Pjesa e nxehtë, çfarë mendon Egla për Romeon?

Mendoj që Romeo ka një zemër të madhe e të mirë. Pavarësisht ulje-ngritjeve, zemra e mirë është veti që unë çmoj. Ka dëshirë të njohë vlerat e t’ia ngjisë personave që mban afër në jetën e tij. Ende ka punë për të bërë drejt vlerave, por është në rrugën e duhur.

Po për çiftin Romeo-Heidi?

Shpresoj që si çift të jenë të lumtur!

romeo dhe egla problem ori nebiaj

Lini një Përgjigje