TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Shkurt 2024, 21:09

“Romeo dhe Zhuljeta” në BBV/ Heidi qan, Romeo: Nuk e ndjej

Shkruar nga Pamfleti

“Romeo dhe Zhuljeta” në BBV/ Heidi qan, Romeo: Nuk e ndjej

Në shtëpinë e Big Brother Vip ka mbërritur një zarf i bardhë, ku Vëllai i Madh ka caktuar një mision për 3 nga banorët, Julin, Ilnisën dhe Eglën.

Në shtëpi do të zhvillohet një shfaqje teatrale që do të përgatitet nga tre banorët në bashkëpunim me të tjerë.

Juli, Egla dhe Ilnisa morën rolin për të ndarë rolet dhe për të organizuar skenën teatrale, e menduar si “Romeo dhe Zhuljeta alla shqiptare”.

Disa prej banorëve shprehën dëshirën për të vendosur në role kryesore tri banorët që janë në nominim, Romeon, Heidin dhe Lisin. Ndërkohë, Arta ka shprehur dëshirën për të pasur ajo një rol kryesor, por aktori nuk ka pranuar nëse në vend të saj nuk do të jetë Heidi.

Menjëherë kanë nisur debatet mes banorëve.

“Po më duket njësoj si me dasmën e Ilnisës dhe Meritonit”, tha Erjola.

Juli, Egla dhe Ilnisa vendosën që personazhet kryesore të ishin Romeo dhe Heidi, por Romeo tha se nuk e ndjen, ndërsa Heidi shpërtheu në lot.

romeo veshaj heidi baci big brother vip

Lini një Përgjigje