
Qetsori është një ndër banorët që ka sulmuar më së shumti Luizin që prej hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP. Ndërsa po diskutonin për nominimet e kësaj jave Luizi dhe Qetësori janë përfshirë në një debat të fortë, ku nuk kanë munguar as ofendimet për jetën personale të njëri-tjetrit.
Ish- banori i “Big Brother 2”, i thotë Luizit se është i përkëdhelur dhe në 37 vjet nuk ka arritur asgjë në jetë me forcat e veta. Ndërsa ai ka arritur shumë dhe për këtë i thotë këngëtarit të pyesë të dashurën e tij Kiarën.
"Ti je i përkëdhelur, asgjë nuk ke bërë me forcat e tua, 37 vjeç sillesh vërdallë. Je i përkëdhelur nga të shtëpisë, kush të ka mbështetur nga shoqëria. Akoma të gënjen mendja që je i fortë? E keni fjalë të bukur atë shprehjen “të hyptë vetja në qejf”, ti je një nga ata. Nuk ke informacion ti. Të ka thënë Kiara kush jam unë apo jo? Merr informacion.”, tha Qetsori.
Ndërsa Luizi iu përgjigj me fjalët: “Çfarë kam unë për 37 vjet, ti nuk i bën për 370 vjet. Çfarë, më duhet mua për ty? Unë marr informacion për njerëzit që më interesojnë, ty nuk të llogaris fare. Bëhu gati, hajde në “Big Brother 3”
Pas Luizit, Qetsori e vazhdoi debatin me Armaldon, duke i thënë atij që kur të debatoi të qëndrojë aty e të mos largohet. Ai i tha Maestros se nuk ka pse ndërpret biseda.
Lini një Përgjigje