
Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata dha koncertin e shumëpritur në stadiumin “Air Albania”.
Koncerti recital “Dekada” i Elvanës mblodhi në stadium mijëra njerëz, të cilët shijuan të gjitha performancat me po të njëjtin entuziazëm dhe energji, sikurse kënga e parë.
Përveç Elvanës, e cila këndoi çdo këngë të repertorit të saj, qofshin ato dhe këngët më të vjetra, në skenë u ngjitën edhe disa artist të tjerë.
Por jo vetëm kaq, pasi një djalë kishte menduar që t’i propozonte partneres së tij për martesë pikërisht në koncertin e Elvanës.
Teksa kjo e fundit po këndonte këngën “Si na”, (kënga që Elvana këndoi në celebrimin e martesës së Luizit dhe Kiarës) djali u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës e cila tha “Po” dhe më pas e puthi. Ky moment është filmuar nga të pranishmit në koncert dhe propozimi u shfaq edhe në ekranin e madh në stadium.
“Ore ça bëhet kështu, të trashëgoheni pra”, thotë artistja e cila vuri re propozimin që po ndodhte në koncertin e saj.
Lini një Përgjigje