TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Janar 2025, 14:53

Princ Leka drejt martesës me fotografen! 42-vjeçari, ceremoni private me Blerta Celibashin pas dënimit për dhunë ndaj Elia Zaharisë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Princ Leka drejt martesës me fotografen! 42-vjeçari, ceremoni

Vetëm pak ditë më parë, Princ Leka është dënuar nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ishbashkëshortes, Elia Zaharia. Vendimi erdhi gati 1 vit më pas se pamjet e sherrit në atë që quhet Pallati Mbretëror të bëheshin publike.

Por duket se vetë trashëgimtari i kurorës, nuk është shqetësuar aspak nga këto lajme. Madje jo vetëm kaq, por ai tashmë ka vijuar me angazhimet publike, ku rolin e shoqërueses së tij e ka marrë partnerja e re, Blerta Celibashi. Burime bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ish-bashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre.

Ndryshe nga martesa e parë, me Elian që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë.

Miqtë e dyshes bëjnë me dije se si Leka ashtu edhe Blerta janë shumë diskret për të folur për dasmën e tyre, ndonëse rrethi i ngushtë është njohur tashmë me detajet e para.

Princ Leka drejt martesës me fotografen! 42-vjeçari, ceremoniPrinc Leka drejt martesës me fotografen! 42-vjeçari, ceremoni

Gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.

Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale. Ndërsa u vendos pafajësia për Elia Zaharinë për akuzën e dhunës në familje, pasi fakti nuk përbën vepër penale. 

Lini një Përgjigje