
Sonte, emocionet arrijnë kulmin me finalen e madhe të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”. Pesë finalistët sonte mbyllin garën, me njërin prej tyre që do të rezultojë fituesi i kësaj aventure.
Pas më shumë se 100 ditësh plot sfida, momente emocionuese dhe surpriza, finalistët e këtij spektakli do të garojnë për çmimin e madh.
Finalistët e këtij edicioni janë: Driloni, Sara, Vullnet, Xuxi dhe Xheneta – njëri prej të cilëve do të fitojë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Përgjatë më shumë se 100 ditëve, këta konkurrentë kanë kaluar prova të vështira, momente të veçanta dhe kanë ndarë histori të paharrueshme me publikun.
Lini një Përgjigje