TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Nëntor 2024, 18:20

Po Heidi? Vëllai i binjakëve Veshaj feston ditëlindjen, Bora dhe Kristina surprizojnë kunatin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Po Heidi? Vëllai i binjakëve Veshaj feston ditëlindjen, Bora dhe

Vëllai i madh aktorëve binjakë, Romeos dhe Donaldit, Mario Veshaj ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij.

Ai është surprizuar nga treshja e cila shpeshëherë shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Bora, Donald dhe Romeo si dhe nga familjarët. E pranishme ishte edhe partnerja e Marios, gazetarja Kristina Mere.

Më anë të disa fotove që ata kanë publikuar në Instagram, personazhet shfaqen brenda një shtëpie të dekoruar me tullumbace dhe jo vetëm.

Po Heidi? Vëllai i binjakëve Veshaj feston ditëlindjen, Bora dhe

Ajo që u vu re ishte se nuk u pa ndonjë gjurmë e Heidi Baçit, e cila prej kohësh po përflitet për një ndarje me Romeon, megjithëse dyshja vetë nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht.

Gjatë kësaj kohe Romeo ka qenë në qendër të mediave rozë pasi po përflitet për një ndarje nga Heidi Baçi, një romancë që dyshja e nisën brenda shtëpisë së BBV.

Heidi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin nga profili i saj Instagram duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit. Jo vetëm postimet me aktorin por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj.

Me anë të një fotoje të publikuar në ‘InstaStory’  Heidi na tregoi se familja e saj kishin ardhur nga Italia për ta vizituar mbase edhe për ta mbështetur atë në këtë periudhë të vështirë.

Kujtojmë që pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije gjatë javës së shkuar, ku ishte dhe në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal, i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

“Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”, u shpreh ajo.

E emocionuar, Heidi theksoi se, ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

“Është një moment që, sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt, unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

Lini një Përgjigje