TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Mars 2023, 20:28

Përplasjet me Luizin i kushtojnë shtrenjtë Kiarës, moderatorja humb mbi 20.000 ndjekës në Instagram

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet me Luizin i kushtojnë shtrenjtë Kiarës,

Ngjarjet e një ditë më parë në prime e “Big Brother” i kanë kushtuar shtrenjtë Kiarës. Fansat e Luizit duket se janë inatosur me moderatoren, e cila për pak solli përjashtimin  e këngëtarit nga loja dhe për këtë arsye, ata kanë vendosur të shprehin irritimin në rrjetin e saj në Instagram.

Para spektaklit, Kiara numëronte më shumë se 580,000 ndjekës, ndërsa në këto momente ka rreth 559,000 të tillë.

Në një lojë të organizuar nga "Vëllai i madh", vajzat duhej të mos u flisnin djemve. Këta të fundit vendosën të bënin çmos që atyre t'u prishej loja. Me këtë synim, Luizi vendosi Kiarën në një cep të tualetit dhe brenda pak minutash, ajo filloi të ndihej keq, t'i merrej fryma dhe rrjedhimisht, të kërkonte ndihmë.

Për shkak të bllokimit fizik të Kiarës, për banorët mbërriti një zarf i zi, ku shkruhej ndër të tjera: "Banorët nuk mund të ushtrojnë presion psikologjik, të dhunojnë verbalisht, ofendojnë, bullizojnë dhe në rastin më të fundit, të bllokojnë fizikisht - me justifikimin "në kuadër të lojës"."

Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj u skualifikuan sot pasi thyen rregullat duke përdorur një gjuhë me tone kërcënuese.

luizi kiara instagram

Lini një Përgjigje