
Nuk ka qetësi në shtëpinë e “Big Brother”. Pas përjashtimit të Ermjona Lekbellos, një tjetër banor është larguar sot nga shtëpia.
Për shkak të ultimatumit të dhënë të martën, “Big Brother Vip Albania” ka vendosur që të s’kualifikojë nga loja banoren Eva Alikaj.
Kjo për shkak të një debati që Alikaj ka pasur me Luiz Ejllin. Shkak është bërë një koment i Luizit mbi profesionin e Evës. Kjo e fundit ka shpërthyer ndaj Luizit, duke arritur deri në kërcënime.
“Ta çaj kafkën, të marr …”, dëgjohet tek i drejtohet Eva-Luizit.
Lini një Përgjigje