
Prej kohësh në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme se marrëdhënia e Elia Zaharia dhe Princ Lekës është në krizë, teksa po përflitet se dyshja janë në proces divorci.
Çifti nuk kanë reaguar ende në lidhje me këto lajme, duke mos dhënë detaje se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Elia Zaharia ka bërë daljen e parë në rrjetet sociale. Ka qenë kolegu i saj aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja që ka publikuar një foto në Instagram me Elian dhe nënën e saj, aktoren Yllka Muja.
Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princeshës Geraldinë dhe askund nuk e pa princ Lekën, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje.
Më pas ishte princ Leka publikoi fotot për Krishtlindje vetëm me vajzën.
U përfol se princ Leka ka nisur një romancë me një fotografe, pjesë e stafit të tij, e quajtur Blerta Celibashi.

Lini një Përgjigje