TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Dhjetor 2023, 16:58

Luiz Ejlli pjesë e 'Big Brother Vip', ish-banori do të jetë opinionist i show-t televiziv

Shkruar nga Pamfleti

Luiz Ejlli pjesë e 'Big Brother Vip', ish-banori do të

Prezenca e tij show-n televiziv “Big Brother VIP” është përfolur prej kohësh, ndërsa burime për ‘Iconstyle’ bëjnë me dije se Luiz Ejlli do të ketë rolin e opinionistit.

Ai s’do të jetë “vëllai i madh” i produksionit, por “vëllai i madh” që do të gjykojë sipas opinioneve të tij, lojën e konkurrentëve që do të marrin pjesë në reality-show.

Ende nuk dihet kush do të jetë krah Luiz Ejllit në pozicionin e opinionistit tjetër, ndërsa prej kohësh aludohet se moderatori që do ta drejtojë këtë vit emisionin është Ledion Liço.

Kujtojmë se, më herët Arbër Hajdari dhe Bleona Qereti u përfolën se do të jenë opinionistë të Big Brother Vip 3. Kështu ka deklaruar gazetari Andi Vrapi gjatë një bisede në studion e Wake Up.

Lini një Përgjigje