TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Dhjetor 2023, 12:19

Linda Halimi pa komplekse: Burri im e di që mua më pëlqejnë femrat

Shkruar nga Pamfleti

Linda Halimi pa komplekse: Burri im e di që mua më pëlqejnë

Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është organizuar darka e të nominuarve.

Pesë banorët e nominuar të javës kanë diskutuar me njëri-tjetrin mbi zhvillimet javore, dhe i janë përgjigju pyetjeve që publiku u ka bërë.

“Pse në ‘Prime’ e ke mohuar që je biseksuale, kurse në biseda me banorët ke thënë që je?”, ka qenë një pyetje që i është bërë këngëtares Linda Halimi.

“Kam eksploruar para se me qenë e martuar. Gjithsesi, unë e kam pasur një të dashur shqiptare të Prishtinës shumë të bukur dhe burri im e di që unë i pëlqej femrat”, është përgjigjur këngëtarja nga Vitia.

Kjo pyetje vjen si pasojë e spektaklit të para një jave, ku ajo ishte ngacmuar nga Santiana nëse i pëlqenin femrat dhe Linda e pranoi publikisht se para se të martohej ka qenë në lidhje edhe me persona të gjinisë së njëjtë.

linda halimi femrat biseksuale

Lini një Përgjigje