TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Dhjetor 2023, 10:39

Këngëtarja Cher kërkon kujdestarinë e djalit 47-vjeçar: Ka probleme me drogën

Shkruar nga Pamfleti

Këngëtarja Cher kërkon kujdestarinë e djalit

Këngëtarja e famshme, Cher, thuhet se ka bërë një kërkesë për kujdestarinë e plotë të djalit të saj, Elijah Blue Allman, e shkak është abuzimi i tij me substancat.

Nga dokumentet e depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, 77-vjeçarja po kërkon që të jetë kujdestarja e vetme e pasurisë së djalit të saj. Ajo pretendon se i biri nuk është i aftë për të menaxhuar burimet e tij financiare.

Në dokumentet në fjalë thuhet se 47-vjeçari ka nevojë urgjentisht për një kujdestar “për të mbrojtur pronën e tij nga humbja ose dëmtimi” sepse ai “aktualisht nuk është në gjendje të menaxhojë pasuritë e tij për shkak të probleme të rënda të shëndetit mendor dhe abuzimit të substancave.”

Gjithashtu në document theksohet se ish-gruaja e tij, Marieangela King, nuk është e përshtatshme për të qenë kujdestare e 47-vjeçarit, sepse “marrëdhënia e tyre e trazuar është shënuar nga një cikël i varësisë nga droga dhe kriza të shëndetit mendor”.

“Duke pasur parasysh problemet e vazhdueshme të shëndetit të tij mendor dhe abuzimit me substancat, Cher është e shqetësuar se çdo fond që i shpërndahet Elias do të shpenzohet menjëherë për drogë, duke e lënë pa pasuri dhe duke e vendosur në rrezik për jetën”, thuhet në dokument.

Ndërkohë kujtojmë se në muajin tetor, ylli i muzikës ‘theu’ heshtjen për marrëdhënien me djalin e saj 47-vjeçar, pas publikimit të një lajmi se punësoi katër persona për ta larguar me forcë të birin nga një dhomë hoteli në Nju Jork në nëntor 2022.

“Thashethemet nuk janë të vërteta”, tha ajo, duke mos komentuar më gjatë.

“Unë nuk po vuaj nga ndonjë problem që nuk po vuajnë miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara”, tha Cher për abuzimit me drogën të djalit të saj, duke shtuar:

“Unë jam nënë. Kjo është puna ime – në një mënyrë apo tjetër, të përpiqem të ndihmoj fëmijët e mi. Ju bëni gjithçka për fëmijët tuaj. Sa herë që mund t’i ndihmoni, thjesht e bëni sepse kështu është të jesh nënë. Por është gëzim, edhe dhimbje zemre – kryesisht, kur mendon për fëmijët e tu, thjesht buzëqesh dhe i do ata dhe përpiqesh të jesh aty për ta”.

cher kujdestaria djali droge

Lini një Përgjigje