TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Dhjetor 2023, 10:01

Gazetari: Bleona Qereti do të jetë në Big Brother, por si opinioniste

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari: Bleona Qereti do të jetë në Big Brother, por si

Arbër Hajdari dhe Bleona Qereti përfliten se do të jenë opinionistë të Big Brother Vip3. Kështu ka deklaruar gazetari Andi Vrapi gjatë një bisede në studion e Wake Up.

Bleona ka mbajtur edhe më herët këtë rol, në një tjetër reality show në Shqipëri.

Bëhet fjalë për “Love Story” të transmetuar dy vite më parë në Tv Klan, nën drejtimin e Alketa Vejsiut. Madje ishte e vetmja që qëndroi deri në fund të spektaklit, duke qenë se dy opinionistët e tjerë: Jerina Lalaj dhe Robert Aliaj ‘firuan’ rrugës.

Disa javë më parë Bleona u përfol fillimisht se do të hynte në shtëpinë më të famshme si banore, por vetë këngëtarja i mohoi këto lajme në rrjetet sociale.

Në sezonin e tretë të BBV që do të drejtohet nga Ledion Liço, Bleona pritet të jetë krah Arbër Hajdarit i cili ka mbajtur karigen e opinionistit edhe në dy edicionet e para të këtij formati televiziv.

bleona qereti arber hajdari big brother

Lini një Përgjigje