TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Qershor 2023, 10:42

Pas Kiarës, as Mozzik nuk do të shkojë në Amerikë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Kiarës, as Mozzik nuk do të shkojë në Amerikë

Mozzik mësohet se nuk do të marrë pjesë në koncertet e njoftuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të performojë edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Mozzik ka bërë me dije se shkak për këtë vendim është bërë fakti se nuk ka mundur të pajiset me vizë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

“Njoftoj gjithë fansat që jetojnë në Amerikë, që unë nuk do jem prezent në asnjërin koncert që janë paraparë. Arsyeja është që nuk patëm fatin dhe kohën të pajisemi me vizë pune, ashtu si thonë rregullat amerikane”, shkruan ai.

Më herët faqja që organizon turin e artistëve në SHBA, hoqi edhe emrin e Kiarës nga lista e të ftuarve specialë. Fansat kanë aluduar se edhe moderatores i është refuzuar viza. Çfarë koiçidence! As Kiara dhe as Mozzik nuk do jenë në Amerikë, pikërisht dy personazhet që flitet se kanë qenë të lidhur dikur.

Pas Kiarës, as Mozzik nuk do të shkojë në Amerikë Pas Kiarës, as Mozzik nuk do të shkojë në Amerikë Pas Kiarës, as Mozzik nuk do të shkojë në Amerikë

mozzik kiara cift amerike

Lini një Përgjigje