TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Mars 2024, 21:03

'Donte ta ndante nga Sara', flet për herë të parë menaxheri i Bardhit: Ka ngrënë bukë në shtëpinë time

Shkruar nga Pamfleti

'Donte ta ndante nga Sara', flet për herë të parë

Menaxheri i VIP-ave Jetmir Agaj, ka folur për herë të parë me detaje rreth raportit të tij me reperin Bardhi që bëri shumë bujë në rrjet. Ai ka sqaruar se raporti i tyre vazhdon të jetë i mirë dhe dyshja bashkëpunojnë ende me njëri-tjetrin.

Producenti muzikor gjithashtu nuk la pa cekur se së shpejti do të menaxhojë edhe këngëtarin Luiz Ejlli.

“Deri në 200 emisione në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kam refuzuar të përgjigjem. E kam menduar që është më e arsyeshme, që 16 vite kam punuar me rrjete sociale. Kam dashur të shoh çfarë ka ndodhur, unë nuk kam dalë shumë shpesh. Për 3 vite nuk do të paraqitem më në asnjë media. Unë nuk kam pse t’i bëj marketing vetes”, ka thënë ai.

Lidhur me aludimet se Bardhi doli nga shtëpia e BBV për shkak të tij, ai tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Në BB ai hyri me pëlqimin tim. Nëse nuk e kisha pëlqyer unë, nuk do të kishte ndodhur. Bardhi nuk e ka dëshiruar atë format. Në BB nuk donte të hynte, por e ka bërë për ekipin. Bardhi është artist shumë i mirë, nuk ka pasur nevojë të bëjë marketing në BB. E vërteta ka qenë puna e shëndetit, Bardhi është familjar. Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin vazhdon të jetë e mirë. Te jeta private nuk kam interes, as të drejtë të gjykoj. Unë nuk kam ndërhyrë as nuk kam vendosur asgjë për jetën e tij. Nuk kisha dashur as ta diskutoj këtë temë. Unë po pres një fëmijë në shtëpinë time, nuk është e drejta ime të vendos për të. Sigurisht që do vazhdojë raporti. Krisje të marrëdhënieve nuk mund të ketë, ka keqkuptime. Ai vinte dhe hante bukë në shtëpinë time, e shoh si vëlla të vogël, si mundet t’i prishim raportet? Këtë gjë e hedh poshtë direkt”, ka sqaruar menaxheri.

sara gjordeni bardhi jetmir agaj

Lini një Përgjigje