TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Tetor 2023, 10:42

Partnerja e vallëzimit vazhdon t’i përmendë Luizin, Maestro ‘nuk mban më’: Boll se e teprove

Shkruar nga Pamfleti

Partnerja e vallëzimit vazhdon t’i përmendë Luizin, Maestro

Duket se disa prej “dramave” të “BBVIP” në mënyrë të pashmangshme janë bartur edhe në këtë sezon të dytë të “DWTS”, duke qenë se disa prej ish-banorëve janë tashmë konkurrentë në programin e kërcimit. Arlamdo Kllogjeri duket se nuk i ka pritur mirë disa komente të bëra nga partnerja e tij në skenë.

Kështu, para pak ditësh, ishte balerina shoqëruese e “Maestros” që me batutë tha se ai “është i dashuruar me njeriun që e fitoi BBVIP, me Luizin”, me arsyetimin që vazhdon flet për të, gjë që artistit duket se nuk i ka pëlqyer aspak dhe ja ka bërë me dije, me tone të ashpra, gjatë provave të fundit.

Në një moment, teksa vallëzonin, Armaldo dëgjohet teksa i thotë partneres së tij se nuk do më t’ia përmendë Luizin, pasi u bë e disa herë, duke qenë se me atë person nuk flet dhe nuk do ta diskutojë më. Po ashtu ai e kritikon për batutën që bëri, nisur nga komentet që ka marrë nga ndjekësit në rrjetet sociale, si pasojë e asaj batute, ndërsa thotë se ajo e ka ditur shumë mirë që nuk i kishin marrëdhëniet e mira dhe sërish ka vazhduar.

maestro sherr balerina

Lini një Përgjigje