TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Maj 2025, 15:21

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj pretendon se ka parë një fantazmë në shtëpinë e tyre.

Hilton postoi në “Instagram” një video të djalit 2-vjeçar, Phoenix, i cili shfaqet duke i treguar asaj një ‘fantazmë’.

Duke iu drejtuar nënave të tjera që e ndjekin në rrjetin social, Paris u kërkoi atyre ta kontaktonin dhe t’i tregonin nëse kishin përjetuar ndonjëherë diçka të ngjashme.

“Epo, kam frikë… Për të gjitha nënat, a u ka ndodhur kjo fëmijëve tuaj të vegjël? “Do të doja shumë ta dija… për qëllime kërkimore”, shkroi ajo bashkëngjitur me videon në fjalë.

Në video, Phoenix shihet duke i thënë nënës së tij, duke treguar me gisht një derë: “Ka një fantazmë atje brenda… Ka një fantazmë atje dhe atje”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

paris hilton i biri fantazma

Lini një Përgjigje