TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Maj 2025, 15:04

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Shkruar nga Pamfleti

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother,

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e saj në televizion.

Çfarë profesioni do kishte Enxhi nëse nuk do ishte këngëtare apo prezantuese?

Do merresha me politikë, ose mund të isha një psikologe e mirë.

A është Shqipëria vendi ideal për Enxhin?!

Shqipëria është vendi ideal sepse ka shumë gjëra për të kontribuar. Arti është forma më e mirë për të treguar gjërat që ti nuk i pëlqen dhe mund t’i ndryshoje, është misioni i shpirtit tim të lë gjurmë.

Më e bukura në Top Channel?!

Xhemi Shehu.

A do merrte pjesë Enxhi Nasufi në “Big Brother VIP”?!

Jo. Kam hyrë në një rrugë me këngë, projekte, e dua energjinë këtu, dua të fokusohem te këto gjëra. S’dua të bëj zhurmë me gjëra të tjera.

Ndër të tjera, Enxhi Nasufi zbuloi detaje nga kënga e re, teksa pranoi se është dedikim për ish-partnerin!

enxhi nasufi intervista

Lini një Përgjigje