
Meqë Big Brother Vip Albania pret të startojë edicionin e tretë këtë të shtunë, rriten edhe thashethemet, informacionet dhe rrjeti ‘zien’ ngado për këtë shfaqje reality: që nga banorët, prezantuesi e deri tek opinionistët.
E meqë jemi tek këta të fundit, nisëm të bëjmë një analizë të opinionistëve të Big Brother Vip ndër vite: që nga edicioni i parë e deri tek ky i treti që pritet të nisë.
Vumë re se vetëm Arbër Hajdari i rezistoi kohës. Sigurisht që “bamirësi” u bë “hit në rrjet” me frazën e famshme “Nuk e di për çfarë flitet se nuk e njoh shumë situatën”, por nga ana tjetër, vjehrri biznesmen i siguroi një post të përhershëm si opinionist.
Balina Bodinaku, pjesmarrëse në BBV1 u cilësua si fanse e Donaldit (duke humbur kështu vlerat si opinioniste). Ajo më pas u zëvendësua për dy puntata me Sonila Meçon. Kjo e fundit është aq e lodhshme, sa nuk durohet dot në Instagram me statuset kilometrikë, le më pastaj si opinioniste, ku do të marrë se s’bën protagonizmin absolut, duke e bërë Hajdarin e shkretë me dhimbje koke.
Në edicionin e dytë ishte Zhaklin Lekatari. Një vajzë shumë elokuente dhe që dinte të mbronte idetë e saj. Me një kulturë dhe inteligjencë të spikatur, Zhaku ia arriti të ishte opinioniste dhe ishte e vetmja që i dha idenë banorëve të cilët sulmonin Luizin, se në “këtë formë po çoni ujë në mullirin e tij”, dhe kjo ndodhi vërtet.
Në edicionin e tretë pritet të jetë Oriela Nebijaj, e cila nuk ndriti kurrë as si prezantuese, as si politikane, pavarësisht që është një vajzë bukuroshe dhe e pranueshme për ekranin. Por duhet pak edhe llafollogji për të qenë një opinionite.
Me këtë analizë të thjeshtë të Big Brother ndër vite kuptojmë që: Vajzat shkojnë e vijnë, Arbër Hajdari mbetet! Epo, të na rrojë vjehrri, të tjerëve si t’u vijë!/ Pamfleti
Lini një Përgjigje