
Olta Gixhari nuk ka qëndruar indiferente ndaj një postimi të bërë nga Milaim Zeka, i cili tashmë është fshirë. Postimi përmbante një shaka me tone seksuale ndaj konkurrentes Lela, duke shkaktuar reagime të shumta.
I njohur për humorin e tij me tone seksuale, Milaim Zeka shkruante “Hapet televotimi” krahas një fotografie ku Lela shfaqej në shtëpi. Kushdo do e kishte kuptuar si një meme që të bën të qeshësh, po ta shohësh me syrin pozitiv.

Por nuk ndodhi kështu me bashkë-opinionisten e Big Brother Kosova.
Olta reagoi menjëherë, duke e cilësuar postimin si të turpshëm dhe të papranueshëm, veçanërisht duke pasur parasysh moshën dhe pozitën e Milaimit.
“Është e neveritshme të shfrytëzosh situatën e një gruaje për të bërë humor të pavend, ndërkohë që ajo as nuk është në dijeni të kësaj. Kjo tregon mungesë respekti dhe integriteti,” shprehet Olta me vendosmëri, në një postim të stërgjatë në story-n e mëposhtme:

Lini një Përgjigje