TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Gusht 2024, 12:55

Sulmoi një roje sigurie, arrestohet në Paris reperi Travis Sccot

Shkruar nga Pamfleti
Sulmoi një roje sigurie, arrestohet në Paris reperi Travis Sccot
Travis Scott

Reperi Travis Scott është arrestuar në Paris pasi u përfshi në një konflikt me një roje sigurie.

‘BBC‘ raporton se ylli 33-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një roje sigurie që tentoi të ndalonte dy burrat në hotelin me pesë yje ‘George V’. Prokurorët francezë i thanë mediave se kanë hapur një hetim penal për “dhunë të paspecifikuar” kundër rojes.

Scott, emri i vërtetë Jacques Bermon ëebster, u fotografua në ndeshjen olimpike të basketbollit të Team USA kundër Serbisë. Ai u fotografua pranë biznesmenit amerikan Michael Rubin dhe shokut të tij reper Quavo, ish-pjesëtar i grupit hip-hop Migos.

Në fillim të këtij viti, Scott u arrestua në Miami në lidhje me një debat në një jaht privat. Faqja e lajmeve e shoëbiz-it, TMZ, raportoi se prokurorët kanë hequr dorë nga akuza kundër tij, por ai ende përballet me akuzën për shkelje të ligjit.

Kujtojmë se Scott është 10 herë i nominuar për çmimin Grammy. Më parë ai ka qenë në një lidhje me Kylie Jenner dhe dyshja kanë dy fëmijë së bashku.

Në vitin 2021, 10 fansa vdiqën në festivalin e Scott’s Astroëorld në Hjuston, Teksas. Ai nuk u përball me akuza penale për vdekjen e tyre, por mbetet i përfshirë në çështje civile që pretendojnë se organizatorët ishin fajtorë.

Vitin e kaluar ai shënoi albumin e tij të parë numër një në Mbretërinë e Bashkuar me ‘Utopia’.

Lini një Përgjigje