TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2024, 10:23

“Nuk quhet Himena”, gazetarja: E nisi karrierën si repere, tani prezantohet si e zgjuar që shkruan libra

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk quhet Himena”, gazetarja: E nisi karrierën si repere, tani

Një hyrje e re iu bashkua mbrëmjen e prime-t “Ferma VIP”.

Himena Sherifi është fermerja më e re. Ajo është modele, 24 vjeçe dhe me origjinë nga Kosova.

Madje ditën e djeshme, teksa është pyetur prej Xhesikës, Himena ka treguar më tepër rreth emrit të saj.

Por e ftuar në “Ferma Club”, gazetarja Albina Zeneli zbuloi ekskluzivisht se emri i vërtetë i saj nuk është Himena.

“Nuk quhet Himena. Po ta kërkosh nuk e gjen dot emrin e saj të vërtertë. Unë po e them për herë të parë, ajo quhet Ibrahime Sherifi. E ka nis karrierën me muzikën rrep, por diçka ndodhi rrugës dhe i ka ndarë rrugët me menaxherin. Por ka dash të prezantohet si e zgjuar, që shkruan libra”, u shpreh gazetarja.

albina zeneli ferma vip himena ibrahime sherifi

Lini një Përgjigje