
Edhe pse nuk arriti dot të marrë çmimin e madh në Big Brother, aktori Laert Vasili ka marrë një surprizë tepër emocionuese në finalen e madhe.
Përveç se takoi familjarët e tij, në shtëpi hyri dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i cili i dorëzoi atij titullin “Qytetar Nderi” i Kolonjës.
Laerti ia dedikoi këtë babait dhe gjyshit të tij të ndjerë.
“Si artist e personalitet i zëshëm, për promovimin e krahinës së Lesovikut, e shpall Laertin ‘Qytetar Nderi’”- u shpreh kryebashkiaku.
“Shpresoj që babai im të jetë i lumtur. Edhe gjyshi im”- tha Laerti.
Lini një Përgjigje