TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Qershor 2024, 14:47

“Nuk kishte ndodhur më parë’, Liam rrëfen momentin kur e arrestuan në shtëpinë e Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kishte ndodhur më parë’, Liam rrëfen momentin

Liam Mandario, në një intervistë për “S’e Luan Topi”, rrëfeu ndjesitë e arrestimit, pak orë pasi ishte bërë pjesë e “BBV3”.

Ish-banori e përshkroi si eksperiencën më të keqe ndalimin nga policia brenda shtëpisë më të famshme, teksa gjithashtu u shpreh se mund të kishte patur dhe alternativa të tjera, “por kur të vijnë mendtë, s’ti hanë as qentë”.

“Në këtë format, nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë, që një person të futet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë dhe të merret pas 24 orësh dhe të dërgoj diku tjetër.

Kur mendoj unë, mund të kishte pasur edhe alternativa të tjera, por sikurse thonë, kur të vijnë mend, nuk t’i hanë as qentë. Unë nuk kam qenë në dijeni për asgjë. Unë kuptova që çdokush mund të shkojë në burg, jo vetëm unë. Ndjesi e keqe është”.

liam mandario burgu

Lini një Përgjigje